Në mungesë kuorumi dështon raportimi i Bislimit për dialogun

Ka dështuar raportimi i zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Bislimi për ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, në mungesë të kuorumit.

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbreshë Hyseni, tha se Bislimi ka qenë në mbledhje të Qeverisë, dhe në ndërkohë po priste kuorumin për të shkuar në raportim.

Ajo theksoi se është e paarsyeshme sjellja e deputetëve të opozitës, anëtarë të këtij komisioni, që nuk e pritën Bislimin, raporton EO.

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili tha se do e lëshuan sallën pas 15 minutash, ngase Bislimi ishte dashur të vijë me kohë në raportim.