Në mungesë të kuorumit shtyhet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e paraparë për sot në orën 11:00, në mungesë të kuorumit është shtyrë për kohë të pacaktuar.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga zyra për media e Kuvendit.

“Për mbajtjen e saj do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftim.