Në një ndeshje dramatike Tottenham e ka mundur Bayernin pas ekzekutimit të penaltive (video)

Skuadra angleze ka mundur Bayern Munich pas ekzekutimit të penalltive në ‘Allianz Arena’, pasi koha e rregullt përfundoi 2:2.

Tottenham krijoi epërsi të dyfishtë kur Erik Lamela shënoi në minutën e 19’ dhe Christian Eriksen në minutën e 59’.

Vazhdimi i ndeshjes i takoi Bayernit, që fillimisht me Jann Fiette Arp, në minutën e 61’, ngushtoi epërsinë në 2:1.

Rezultatin në 2:2 e barazoi Alphonso Davies, në minutën e 81’.

Pas ekzekutimit të penalltive, skuadër më e saktë u tregua Tottenham, duke fituar 6:5. Penalltinë vendimtare për Bayernin e humbi Jerome Boateng.

https://youtu.be/13cXMk1vW5M