Në Shqipëri shënohen 21 viktima dhe 780 raste të reja në 24 orët e fundit

21 viktima janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 3171 testime të realizuara, 780 persona kanë rezultuar pozitivë për Covid.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 638 pacientë, 37 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Ndërsa gjatë ditës së sotme janë kryer 1440 vaksinime anti-Covid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë realizuar 18,247 vaksinime.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1440 vaksinime anti-Covid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 18,247 vaksinime.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 757 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 73,610 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 638 pacientë, 37 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar në Fier, 2 qytetar nga Shkodra, 2 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar në Kuçova, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Cerriku, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Korça, të moshave 44-90 vjeç.