“Ne votojmë sipas bindjeve tona”, deputeti i VV’së vjen me reagim pas deklarimit nga ambasada e SHBA’ve

Deputeti i VV’së, Enver Dugolli ka bërë një reagim në Facebook’un e tij lidhur me shkarkimin e bordit të RTK’së. Ky reagim i tij vjen pasi ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëpërmjet një reagimi sot, i quajti si të ngutshme dhe të njëanshme shkarkimet e bordeve.

“Shkarkimet e gutshme, dhe të njëanshme, dëmtojnë instiucionet publike dhe nuk adresojnë problemet stukturore. Referomat evektive dhe afatgjate, kanë nevojë për qasje metodike, të matur që kanë interesin e Kosovës së pari duke anshkaluar intersat politike”, thuhet ndër të tjerash në këtë reagim të ambasadës së SHBA’ve.

Ndërsa Dugolli ka thënë se qytetarët kanë pritur veprime të shpejta, por se VV është treguar e kujdesshme.

“Jemi të vetëdijshëm se për disa vendime, qytetarët kanë pritur veprime shumë më të shpejta, mirëpo ne kemi qenë shumë të kujdesshëm me analiza e debate për secilin problem, duke mos i lënë vend asnjë nxitimi”, ka shkruar Dugolli.

Ky i fundit madje ka thënë se dështimi i përmbushjes së detyrave dhe obligimeve të bordeve do ta marrë përgjigjen e duhur, duke mos argumentuar fare mbi bazën e vendimit të djeshëm për shkarkimin e bordit të RTK-së.

“Dështimi i përmbushjes së detyrave dhe obligimeve ligjore të secilit individ, bord apo drejtues që zgjidhet nga Kuvendi i Republikës, do ta merr përgjigjen e duhur sepse kjo është detyra e deputetëve”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Enver Dugollit:

Lëvizja VETËVENDOSJE!, me listën fituese të referendumit, me 14 shkurt 2021 mori obligim që pritjet e qytetarëve për ndryshim t’i përmbush. Prandaj, ne po punojmë shumë në drejtimin e duhur duke analizuar secilin veprim dhe vendim që po marrim.

Jemi të vetëdijshëm se për disa vendime, qytetarët kanë pritur veprime shumë më të shpejta, mirëpo ne kemi qenë shumë të kujdesshëm me analiza e debate për secilin problem, duke mos i lënë vend asnjë nxitimi.

Dështimi i përmbushjes së detyrave dhe obligimeve ligjore të secilit individ, bord apo drejtues që zgjidhet nga Kuvendi i Republikës, do ta merr përgjigjen e duhur sepse kjo është detyra e deputetëve.

Ne jemi sovran në vendime dhe votojmë mbi bazën e argumenteve dhe bindjeve tona.