Ishte duke prerë dru, humb jetën 50-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Bulqizë. Burime nga policia bëjnë  me dije se 50-vjeçari me inicialet I. T., ka ndërruar jetë duke prerë dru në malin e Balgjajt .

“Rreth orës 16-30, është dërguar pa shenja jete në spitalin e Klosit, shtetasi I. T., rreth  50  vjeç, banues në Bulqizë , i cili  sipas informacioneve paraprake dyshohet se  ka qenë duke prerë lëndë drusore në malin e Balgjajt dhe është goditur nga trupat, gjatë prerjes” njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al