Nëna e Arditit, Shukrie Gashi po kërkon ndihmë për të birin me leukemi

Ka tri javë që 19 vjeçari nga Ferizaj Ardit Gashi gjendet në spital i diagnostifikuar me leukemi akute, trajtimi i sëmundjes së tij duhet të bëhet në Turqi, familjarër nuk besojnë se do ti sigurojnë mjetet nga Ministria e Shëndetësisë, vazhdojnë të kërkojnë ndihmë nga qytetarët.

Gjatë ditës së djeshme nëpër disa mediume është shpërndarë apeli për të ndihmuar Ardit Gashin nga Ferizaj i diagnostifikuar me leukemi akute e që për shërimin e tij nevojiten 200 mijë euro për trajtimin në shtetin e Turqisë.

Gjatë ditës së sotme për Televizion Tema është deklaruar edhe nëna e Arditit, Shukrije Gashi e cila ka treguar se ka tri javë që biri i saj qëndron në spital, e trajtimin e sëmundjes së tij mund ta bëjnë vetëm spitalet jashtë vendit..

“Tri javë është në spital, u bëj apel të gjithëve për sadopak ndihmë për Arditin që t’i shpëtohet jeta, e kam të vetmin djalë, i kam dy vajza dhe vetëm këtë djalë e kam, mjekët i kanë thënë me shku jashtë shtetit, për Turki, 200 mijë euro po duhen të holla, shpresat i kemi tek populli veç tek zoti dhe te populli, nuk e kemi gjendjen të mirë dhe kjo po është problem”,është shprehur Gashi.

Sipas Gashit familjarët e Arditit janë duke bërë përpjekje që të sigurojnë fonde edhe përmes Ministrisë, mirëpo pak kanë besim se ky institucion mund të ju ndihmojë, prandaj kanë hapur edhe xhirollogari bankare ku njerëzit mund të ndihmojnë për shërimin e këtij të riu jashtë vendit./gazetametro.net