Nëna nga Vushtrria raporton se i është zhdukur vajza e mitur, Policia nis hetimet

107

Një grua nga Vushtrria ka raportuar në Polici se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe se nuk është kthyer më.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se rasti është duke u hetuar.

“Vushtrri 07.12.2023 – 23:45. Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj, viktima femër kosovare- e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.