Nëndetësja ruse që u përfshi nga flakët ishte bërthamore

Tre ditë nga incidenti, Kremlini konfirmon se nëndetësja e fshehtë e prekur nga zjarri ishte me motor bërthamor.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergiei Shoigu, garantoi menjëherë se “reaktori ishte izoluar dhe vendosur në ambient të sigurt dhe është në gjendje pune”.

Gjatë një bisede me Putinin, Shoigu theksoi gjithashtu se zjarri kishte rënë në pjesën ku ndodhen bateritë e nëndetëses.

Për shkak të këtij incidenti që ndodhi të hënën 14 marinarë që ndodheshin në bordin e nëndetëses humbën jetën./atsh