Rrah gruan, arrestohet i dyshuari në Lipjan

Një person është arrestuar pasi i njëjti ka rrahur gruan e tij në Lipjan.

Siç bën të ditur raporti i Policisë së Kosovës, viktima nga sulmi ka pësuar lëndime trupore për të cilat edhe është dërguar në tretmant mjekësor.

“Viktima femër K/Shqiptare raporton se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore për të cilat i është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje”.