Nesër duel i fortë boksi, Mitat Isteri do të ndeshet kundër serbit Dragishiq

Nesër me 27 korrik në Kërçovë do të zhvillohet një spektakël i sporteve luftarake i quajtur ‘Super Pro Fight Night’, transmeton Gazeta Metro.

Në këtë organizim do të paraqitet edhe kikboksieri me prejardhje nga Shqipëria e që jeton në Itali.

Bëhet fjalë për Mitat Isterin i cili do të mat forcat ndaj serbit, Sladjan Dragisic.

Isteri ka folur për këtë ndeshje ku edhe ka kërkuar mbështetje nga shqiptarët.

“Jam duke u përgatit maksimalisht dhe jam i qet para kësaj përballje. Kundërshtarin e njoh shumë pak duke shikuar disa video. Nuk dua të parashikoj se si do të rrjedh ndeshja mirëpo në fund do të flas ringu ku shpresoj të fitoj”, tha Isteri duke premtuar se do ti dhuroi publikut një spektakël.

Isteri deri më tani ka të zhvilluara 47 ndeshje, 39 prej tyre i ka fituar, 5 i ka humbur dhe 3 i ka përfunduar me barazim.

Prej 39 fitoreve ai i ka fituar 23 prej tyre me K.O.