Nesër kuvendi mban seancë, diskutohet edhe për grevën

Nesër Kuvendi i Kosovës mbahet seancën e parë për sesionin vjeshtor, shkruan Fokusi.info.

Në këtë seancë plenare e cila nis në orën 10:00 do të debatohet për grevën e përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Veç kësaj do të ketë edhe deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare.

Rendi i ditës

1.Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3. Pyetjet parlamentare,

4. Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësim në komisione parlamentare,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligji nr. 08/L-156 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-124 për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligji nr. 08/L-157 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 06/L-123 për Forcën e Sigurisë së Kosovës,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligji nr. 08/L-158 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-122 për Ministrinë e Mbrojtjes,

8. Debat parlamentar për Grevën e përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK),

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti,

11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021,

12. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021,

13. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020,

14. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.05/L-003 për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës,

15. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë,

16. Shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.​