Nesër Kuvendi vazhdon seancën

Nesër Kuvendi i Kosovës, do të vazhdojë punimet e seancës së kaluar, me pikat e mbetura të cilat ishin në rend dite.

Po ashtu sot do të mblidhet kryesia e Kuvendit të Kosovës, ku në rend do të propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës.

Deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”, shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021, shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021 dhe shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë.