Selamanaj për Kurtin e Osmanin: Do përfundoni si udhëheqësit më mediokër të historisë së Kosovës

Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj ka bërë kritika të ashpra në drejtim të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, shkruan Gazeta Metro.

Selmanaj ka thënë se dy liderët e Kosovës i kanë lënë qytetarët në mëshirë të fatit pa vaksina.

Sipas tij, mjekët, inspektorët e policët janë pa shtesa teksa krejt çka po bëjnë Kurti e Osmani është fajësimi i të tjerëve.

“Jeni ngritur në politikë me mashtrim dhe viktimizim dhe të tillë do përfundoni, si udhëheqësit më të turpshëm dhe më mediokër të historisë më të re të Kosovës”, ka shkruar Selmanaj.

Postimi i plotë:

A ka më keq?!

Kryeminstri fajëson popullin thotë që do gjashtëfishoj numrin e inspektorëve dhe do të zgjasë orarin e punës së policëve për të t’ju shqiptuar gjoba dhe disciplinuar qytetarët. Presidentja sot paska fajësuar shtetin zvicran për mos vaksinim të bashkëatdhetarëve tanë, e nga ana tjetër lajmet mortore nga Covid 19 nuk kanë të ndalur.

Vetëm binomi Kurti – Osmani nuk kanë asnjë faj vetëm?!

Po si nuk keni turp?!

I keni lënë qytetarët nën mëshirën e zotit pa vaksina, policët, mjekët, inspektorët pa shtesat e merituara dhe në fund fajësoni të tjerët.

Jeni ngritur në politikë me mashtrim dhe viktimizim dhe të tillë do përfundoni, si udhëheqësit më të turpshëm dhe më mediokër të historisë më të re të Kosovës.

Ju kemi thënë me kohë, por nuk na besonit.