Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë të hënën mbledhjen e radhës nga ora 11:00.

Në njoftimin e Kuvendit thuhet se në mbledhje pritet të caktohet edhe data për mbajtjen e seancës së re plenare.

Rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pika/t e papërfunduara nga Seanca plenare më 22, 23, 24 shkurt dhe 16 mars 2022:

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale,

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-112 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-26 për tokën bujqësore,

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-197 për kimikate,

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-120 për Ushqim,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-063 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura,

III. Pika/t e papërfunduara nga Seanca plenare më 24, 25 shkurt dhe 16 mars 2022:

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

IV- Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 15 mars 2022:

Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me rritjen e çmimeve.

V. Përgatitjet për Seancën plenare të re të radhës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-109 për Kompensimin e Viktimave të Krimit,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-125 për Pronën Publike,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-020 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-026 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-213 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale,

8. Shqyrtimi i Raportit me Rekomandime lidhur me mbikëqyrjen e Ligjit nr.06/L-014 për Infrastrukturën Kritike,

9. Shqyrtimi i raportit me rekomandime lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për vitin 2020,

10. Propozimi i GP të Listës Serbe për emërimin e anëtarit në Komisionin Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave,

11. Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore.

VI. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave