Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Tiranë.
Një grua, M.H., 33 vjeçe, e ndodhur në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në një banesë në Shkozë, në rrugën “Ali Shefqeti”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pëngojnë zbulimin e së vërtetës”, shtetasit Xh.L., 26 vjeçe, S.H., 57 vjeçe, E.L., 32 vjeç dhe D.G., 56 vjeç.
Procedimi ndaj këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se kanë prishur vendngjarjen dhe kanë fshehur armën me të cilën shtetasja M.H., dyshohet se kreu vetëvrasjen.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.