Zëvendëskryeministrin Bislimi s’e zë gjumi natën, e ministrja Rizvanolli fle në Kuvend

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot për të zhvilluar dy seanca.

Seanca e parë ishte vazhdim i javës së kaluar, e më pas deputetët nisën edhe seancën e re e cila filloi me pyetje parlamentare.

Në kuadër të kësaj seance pati edhe deklarime jashtë rendit të ditës.

Deputetët ndërkohë parashtruan edhe për ministrat e Qeverisë Kurti.

E pranishme në këtë seancë ishte edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Rizvanolli edhe pse ishte e pranishme në seancë, duket se kishte nevojë më tepër për pushim.

Ajo është parë shumë e përgjumur përgjatë kësaj seance. Madje në një moment ajo duket se e mori seriozisht rehatinë e karriges e nisi të flinte.

Ky moment nuk i ka ikur edhe mediave të pranishme të cilat e kane incizuar atë.

Siç duket problemi i pagjumësisë nuk qëndron vetëm tek zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, problemin e pagjumësisë duket se e paskan edhe ministrat e tjerë të Kurtit që nuk po flenë natën, por ditën në Kuvend.