Nesër organizohet protestë për grupin Kumanova

Nesër, me datën 9 maj 2019, duke filluar nga ora 12:00, organizohet protestë në Prishtinë dhe Malishevë për grupin Kumanova, të cilët gjenden të burgosur në burgjet e Maqedonisë së Veriut.

Protesta organizohet nga familjarët dhe shokët e të burgosurve, dhe mbështetet nga degët e OVL UÇK-së.

Protesta në Prishtinë do të mbahet në sheshin Nëna Terezë, ndërsa në Malishevë te sheshi “Adem Jashari”.

Kërkesat e protestuesve do të jenë:
1. Ekstradimi i menjëhershëm i të burgosurve.
2. Sigurimi i procesit gjygjësor të drejtë, proces ky i montuar nga institucionet e Maqedonisë.
3. Kërkojmë nga të dy qeveritë shqiptare të reagojnë në mbrojten e shtetasve tanë dhe të mbrohen ligjerisht./Fokusi.info/