Shfaqet Shpend Ahmeti: Thotë se situata me vërshime është nën kontroll

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar në lidhje me gjendjen e krijuar disa orë pas vërshimeve, që bllokuan rrugët në kryeqytet e shkaktuan probleme të mëdha.

Ahmeti, përmes një njoftimi në Facebook tha se ekipet e mirëmbajtjes kanë dalur në terren dhe po punojnë për sanimin e dëmeve eventuale.

‘’ Pas reshjeve të mëdha që kanë përfshirë të gjithë rajonin, ekipet emergjente të Komunës së Prishtinës së bashku me gjashtë Kompani të mirëmbajtjes kanë dalë në terren dhe janë duke punuar në sajimin e dëmeve eventuale si dhe në mbështetje të qytetarëve.

Sipas informatave që kemi nga terreni, në disa zona e lagje të qytetit ka vërshime në rrugë. Drejtoria e Shërbimeve Publike është kontaktuar edhe nga Forca e Sigurisë së Kosovës e cila është në gjendje gatishmërie për të mbështetur Komunën në rast nevoje.’’, shkroi Ahmeti.

Ai shtoi se situate është nën kontroll dhe nuk ka vend për panikë.