Nesër rifillojnë negociatat VV – LDK, takohen Kurti dhe Mustafa

Nesër kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Isa Mustafa i LDK-së, do të takohen përsëri.

Takimi mes tyre për krijimin e Qeverisë pritet të realizohet pas vizitës së një përfaqësuesi të rëndësishëm ndërkombëtar, njofton Klan Kosova.

Klan Kosova mëson se palët do të tentojnë të gjejnë zgjidhje për ndarjen e resorëve ministrorë dhe pozicioneve të rëndësishme në hierarkinë shtetërore.

Ata dje kanë zhvilluar një takim, por që ka përfunduar pa arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.