Nesër seanca e Kuvendit, ky është rendi i ditës

Të enjten do të mbahet seanca e Kuvendit. Kuvendi i Kosovës njofton se gjatë seancës së të enjtes, e cila do të filloi në orën 10:00 në rend dite do të jenë shtatë pika.

Rendi i ditës

1. Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Propozimi i GP të LVV-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare,
5. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-211 për verëra,
7. Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë.