Selimi: Të mbrohet me çdo kusht burimi i informacionit dhe mos të linçohen e as shtrëngohen gazetarët

Ish-ministrit i Drejtesise, Selim Selimi ka reaguar pasi Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar Policinë që të inicioje rast ndaj Gazetës Insajderi pas publikimit të hulumtimit për vaksinat

Sipas Selimit, kur rasti fillon nga informacioni i mediave duhet të përmbushen dy parametra: 1. Të mbrohet me çdo kusht burimi i informacionit dhe mos të linçohen e as shtrëngohen gazetarët.

Poashtu, të përmbahen politikanët nga deklaratat e tyre rreth hetimeve që të shmanget gjykimi nga publiku e të sigurohet hetimi i paanshëm.

“Në çdo hetim të pavarur kur rasti fillon nga informacioni i mediave, duhet të përmbushen dy parametra: 1. Të mbrohet me çdo kusht burimi i informacionit dhe mos të linçohen e as shtrëngohen gazetarët.2. Të përmbahen politikanët nga deklaratat e tyre rreth hetimeve që të shmanget gjykimi nga publiku e të sigurohet hetimi i paanshëm. Gazeta online Insajderi për vite të tëra ka qenë dhe mbetet burim kredibil i informacionit. Subjekt i hetimit nuk duhet të jetë Insajderi e as rrjedhja e informacionit por rrezikimi i shëndetit publik”, ka shkruar Selimi.