Nesër Thaçi takohet me Hotin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nesër do të takohet me kryeministrin, Avdullah Hotin.

Takimi mes tyre do të fillojë nga ora 09:00.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga Zyra e Presidentit.

“Në orën 09:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti.

Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.

Vendi: Kabineti i Presidentit;

Mirëpresim ekipet tuaja!”