Neymar apo Griezmann? Ja kë zgjedh Messi për Barçën!

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është përfshirë në merkaton e Barcelonës duke kërkuar rikthimin e Neymar në “Camp Nou”, më shumë sesa transferimin e Antoine Griezmann.

Skuadra katalanase po tenton të transferojë sulmuesin francez nga Atletico Madrid, pak ditë pasi francezi bëri me dije se ishte sezoni i tij i fundit në “Wanda Metropolitano”.

“RMC Sport’’ raporton se Messi i ka kërkuar drejtuesve të rikthejë Neymar, dy vite pasi u transferua te Paris Saint-Germain për 222 milionë euro.

Argjentinasi ruan raporte të shkëlqyera me brazilianin, ndaj nuk dëshiron që Griezmann të veshë fanellën blaugrana.

Megjithatë, Barcelona e di mire se për të rikthyer brazilianin në skuadër, duhet të paguajnë një shumë rreth 250 milionë euro tek PSG./konica.al