Nga Autoriteti i Konkurrencës kërkohet që të mos lejojë abuzime me çmimet e teksteve shkollore

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se procesi i shitjes së teksteve shkollore ishte temë diskutimi në një takim që kishte me përfaqësues të

Autoritetit të Konkurrencës të kryesuar nga kryetarja e këtij institucioni, Neime Binaku Isufi.

“Si ministre e Arsimit, kërkova që në kuadër të kompetencave, ky institucion të sigurohet që të mos ketë abuzim me çmimet e teksteve shkollore të cilat këtë vit do të blihen nga prindërit me mjetet që do të ndahen nga Qeveria”.

“Gjatë këtij takimi morëm zotimin se Autoriteti i Konkurrrencës do të monitorojë me kujdes të shtuar tregun, përkatësisht procesin e shitblerjes së teksteve shkollore, sipas kompetencave ligjore”, ka shkruar Nagavci.