Nga i nxehti po shkrijnë edhe rrugët, ja në sa kanë mbërri temperaturat në Australi

Byroja e Meteorologjisë se Australisë (BOM), njoftoi se regjistrimet e temperaturës në dhjetor kishin thyer rekord, duke arritur temperatura jashtëzakonisht të larta.

Nullarbor ishte vendi i nxehtë i Australisë, duke arritur në 49.9 celsius, temperatura e katërt më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në Australi.

Adelaide arriti në 45.3 celisus ditën e enjte, temperaturën më të lartë të saj për muajin dhjetor që kur regjistrimet filluan në 1887, dhe parashikohet të arrijë në 46 celsius të premten.

Keduna regjistroi temperature prej 48.8 celsius dhe ishte një rekord i lartë, ndërsa në Wudinna dhe Port Augusta rrugët u shkrinë nga nxehtësia e madhe, ku temperaturat arritën në mbi 48 celsius.

Vala e nxehtësisë do të marrë një kthesë të rrezikshme nesër me temperatura ekstreme dhe erëra të mëdha duke u kombinuar për të prodhuar kushte katastrofike të zjarrit në gjashtë zona.

Lower Eyre Peninsula, Yorke Peninsula, Mid North, Mount Lofty Ranges, Kangaroo Island dhe Lower South East u është dhënë vlerësimi më i lartë i rrezikut nga zjarri.

Nënkryetari i Shërbimit të Zjarrit të Vendit (CFS) Andrew Stark tha se nëse zjarret shpërthejnë nesër, ato do të jenë të rrezikshme, me lëvizje të shpejta dhe të çrregullta të zjarrit.