Turpërohet Lutfi Haziri, mbi 12 % VV para LDK-së në Gjilan (foto)

Qytetarët e Gjilanit kanë vendosur që ta braktisin kryetarin aktual në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura dje, përcjellë Periskopi.

Gjilani i Lutfi Hazirit e ka renditur të dytën LDK-në, me 27.15 për qind të votave.

Mbi 12 për qind më shumë vota ka pasur Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan, me 39.71 për qind.

PDK-ja u rendit e treta në Gjilan me 18.17 për qind të votave.

Këto janë rezultatet preliminare të nxjerra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili thekson se në këtë numërim nuk përfshihen votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta.