Nga nesër 250 punëtorë të UP-së në grevë, shkak pagat e ulëta

Më 21 shkurt, e mërkurë, gjithsej 250 punëtorë teknikë dhe të sigurimit fizik të Universitetit te Prishtinës dhe të Qendrës Studentore do të hyjnë në grevë.

Kështu ka njoftuar kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, duke theksuar se shkak i kësaj greve është paga e ulët.

“Nesër me 21.02.2024 që nga ora shtatë e mëngjesit të gjithë punëtorët teknik dhe ata të sigurimit fizik të Universitetit te Prishtinës dhe Qendrës Studentore do të hynë në grevë për shkak të pagave të ulëta. Numri i grevistëve është rreth 250”, thuhet në njoftim.