Nga tetë rastet në Vushtrri, tre prej tyre punëtorë shëndetësorë

Sot në Komunën e Vushtrrisë u konfirmuan 8 raste të reja me koronavirus.

Në mesin e tyre janë dy punëtorë shëndetësorë të kujdesit primar dhe një punëtor shëndetësor i sektorit privat.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Sylejman Meholli

“Janë dy punëtorë të kujdesit primar dhe një i sektorit privat”, tha Meholli.

Meholli tha se të gjitha rastet e sotme të infektuar me Covid-19 janë kontakte të rastit të fundit pozitiv në Komunën e Vushtrrisë.

Përveç kësaj, ditë më parë janë konfirmuar edhe dy punëtorë të tjerë shëndetësorë të infektuar me Covid-19.

Deri tani, kjo komunë shënon gjithsej 55 raste me koronavirus.