Ngjarjet që janë paralajmëruar për ditën e sotme

Sot është 27 shkurti dhe për ditën e sotme janë paralajmëruar këto ngjarje:

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim anëtarin e Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj dhe delegacionin shqiptaro-amerikan. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

Administrata Tatimore e Kosovës mban seminar me tatimpaguesit e regjionit të Prishtinës. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)

KDI, Lëvizja FOL dhe Qendra për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar nga Holanda mbajnë konferencën “Promovimi i Integritetit në Sistemin e Drejtësisë”, i mbështetur nga Ambasada e Holandës në Prishtinë. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica raporton para komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)
Bëhet dorëzimi i ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 44. (Hoteli “Grand”, ora 10:00)

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon tryezën “Universitetet publike – sfidat rreth organizimit të tyre”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:30)

Mbahet mbledhja e komisionit për Buxhet dhe Financa. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

Ministri o Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ndan çmimet në fushën e trashëgimisë kulturore. (Kabineti Ministrit, ora 11:00)

Mbahet eventi i “Park Hotel & Spa”, ku do te behet prezantimi pwr punën e deritanishme. (Hotel “Garden”, ora 11:00)

SLS mban konferencë për media me rastin e emërimit të Dijana Zhiviq për ministre të Bujqësisë. (SLS, Graçanicë, ora 11:00)

Instituti Zviceran i Studimeve Shqiptare do të bëjë promovimin e tri botime të reja “Urtësi nga Kosova”, “Rrënjë për tu rritur gjetiu” si dhe “Histori e pranishme e një shteti”. (Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, ora 11:30)

Mbahet debati “Përgjigje ndaj sfidave të rritjes ekonomike”. (Riinvest, ora 12:00)
Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 44. (Hoteli “Grand”, ora 12:30)

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj viziton projektet infrastrukturore në fshatin Vitomiricë të Pejës. (Rruga “Mustafë Hasangjekaj”, ora 15:00)

Në 21 vjetorit të rënjes së dëshmorëve Rexhep dhe Beqir Rexhepi, hapet ekspozita kushtuar heronjëve. (Hapësira e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani“, ora 18:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në përurimin e Palestrës së Sporteve “Mizahir Isma”, në Rahovec. (Ora 18:30)