Pasi u arrestua Krasniqi, Prishtina “bllokohet” nga veturat e EULEX-it

Pas më shumë se nëntë orë bastisjeje në shtëpinë e tij, është arrestuar nga Eulex, Jakup Krasniqi.

Këtë e konfirmuar për media avokati i tij, Valon Hasani.

I njëjti ka thënë se Krasniqi do të dërgohet sot për në Hagë.

Në momentin kur Krasniqi është futur në njërën nga veturat e EULEX-t, në kryeqytet janë parë edhe vetura të tjerë të këtij misioni ndërkombëtar që po kryen e urdhërat e Speciales.