Ngjarjet që janë paralajmëruar për ditën e sotme

Sot është e enjte, 4 prill dhe për ditën e sotme janë paralajmëruar këto ngjarje:

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala shqyrton dokumentacionin e pranuar nga Posta e Kosovës dhe Telekomi i Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, Salla N10, ora 10:00)

Mbahet Konferenca për Lansimin e Strategjisë Qeveritare për bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023, ku marrin pjesë kryeministri Ramush Haradinaj dhe përfaqësuesja e BE-së Natalya Apostolova. (Ndërtesa e Qeverisë, kati 0, Salla P38, ora 10:00 -11:30)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 10.00)

Organizata INPO mban tryezën “Transparenca dhe e drejta për qasje në dokumente publike në komunën e Ferizajt. (Salla e konferencave te Restorant “ORCHIDE”, Ferizaj, ora 10:00)

Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në bashkëpunim me Programin e BE-së për Kodin Civil organizon panelin diskutues me temën “Martesa, bashkëshortët dhe bashkimi civil në kodin civil modern të Republikës së Kosovës”. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, Prishtinë, ora 11.00-13.00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në Ditën e të Zhdukurve në Komunën e Klinës. (Shtëpia e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, Klinë, ora 12.00)

Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti mban konferencë për shtyp për skandalet korruptive. (LVV, ora 12.00)

Folk grupi nga SHBA “Kyle Dillingham & Horseshoe Road” do të interpretojë në qendër të Prizrenit. (“Sheshi i Lidhjes”, ora 13:30 – 14:30)

Partia Socialdemokrate mban konferencë për media lidhur me gjendjen në PTK. (Selia e PSD-së, lagjja “Arbëria”, Prishtinë, ora 14.00)

Kryeministri Ramush Hardinaj pret në takim ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar. ( Ndërtesa e Qeverisë – vetëm pamje, ora 15.00)

FSK-ja shënon Ditën Ndërkombëtare të Deminimit. (Hotel “Swiss Diamond” Prishtinë, ora 16:00)

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve mbahet diskutimi “Hajde Folim” i K2.0. (Hapësira e K2.0, ora 18:00)