Ngushëllohet Ronaldo: Jam krenar që u shpalla më i miri në Serie A

Messi shkruan historinë, rrëmben për herë të gjashtë ‘Topin e Artë’.

Messi e ka fituar ‘Topin e Artë’ për vitin 2019, duke shkruar historinë pasi është bërë futbollisti i vetëm që ka rrëmbyer gjashtë herë këtë çmim, duke e lënë prapa Ronaldon me 5

Në kohë paralele Federata e Futbollit të Italisë dhe France Football organizuan ceremoninë për ndarjen e shpërblimeve për më të mirët e vitit 2019.

Cristiano Ronaldo nuk udhëtoi në Paris për “Topin e Artë”, por qëndroi në Itali për të pranuar çminin ‘Lojtari më i mirë i vitit’ në Serie A.

“Jam krenar që konsiderohem më i mirë në Itali. Falënderoj shokët e mi të skuadrës, lojtarët që votuan për mua. Pas dy vitesh në Itali, mund të them se është një kampionat shumë i vështirë. Falënderoj të gjithë që votuan për mua dhe shpresoj që viti i ardhshëm të jetë i njëjtë”, deklaroi Ronaldo.