Nis ‘beteja’ brenda VV-ës, shfaqën parulla kundër Vjosa Osmanit në përkrahje të Glauk Konjufcës

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mos-certifikimi të kandidatëve për deputetë të cilët kanë dënim penal të formës së prerë në tri vitet e fundit, ka krijuar një situatë të re politike në vend, shkruan Insajderi.

Ky vendim, i zbatuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë që ish kryeministri i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të mos certifikohet si kandidat për deputet, e rrjedhimisht të mos jetë pjesë e listës së VV për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ndonëse emri i Albin Kurtit është në listë, votat për të nuk do të numërohen dhe do të llogariten si votë nule.

Kjo ka bërë që të ashpërsohet gara për kandidatin më të votuar brenda listës, ku përparësi ka u.d së presidentes, Vjosa Osmani, e cila mban numrin dy në listë, por de facto është bartëse e listës.

Kjo gjë duket se nuk është pritur mirë nga simpatizant të Lëvizjes Vetëvendosje, duke qenë se gjatë ditës së sotme në rrugët e Prishtinës janë shfaqur grafite në përkrahje të Glauk Konjufcës, duke sulmuar Vjosa Osmanin.