Nis në Prishtinë intervistimi i Ali Ahmetit nga Specialja

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është duke u intervistuar në këto momente nga Specialja.

Intervistimi i tij ka nisur në orën 9:30 teksa do të vazhdojë edhe nesër, shkruan lajmi.net.

Ahmeti është duke u intervistuar në Prishtinë.

I njëjti është thirrur nga prokurorët e Hagës për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.