Kurti: Sonte nga ora 24:00 do të hapen gjashtë pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se propozimi i tij për të liruar nga tarifa 100% importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina, u votua me 10 vota për dhe 2 abstenime në kabinetin e Qeverisë.

“U votua me 10 vota për dhe 2 abstenime Vendimi për të liruar nga tarifa 100% importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.

Sonte, nga ora 24:00 do të hapen gjashtë pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, 1, 31, 3, 4, 5 dhe 6, për importimin e lëndës së parë. Kurse, deri më 1 prill Qeveria e Kosovës do të nxjerr një vendim tjetër për vënien e masave të reciprocitetit në vend të tarifës 100%”, ka shkruar Kurti në Facebook./Lajmi.net/