Nis takimi i Grupit Parlamentar të LDK-së

Siç qe njoftuar këto momente Grupi Parlamentar i LDK-së ka nisur mbledhjen.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë për gazetarët para takimit se nuk do të tregojnë arsyet e kësaj mbledhjeje vetëm pas edhe pas takimit të Kryesisë që pritet të mbahet një orë më vonë do ta dalin me një kumtesë, transmeton Klan Kosova.

Për dallim nga takimi i parë, në atë të dytin mediat nuk do të lejohen as të marrin pamje.

Takimet e sotme të LDK-së nuk është konfirmuar nëse mund të lidhen me shkuarjen e Albin Kurtit për mandatim te Presidenti Hashim Thaçi.