Vdekja e dy personave në Pejë, prokurorja e Krimeve të Rënda del në vendngjarje

Kosova është tronditur nga vdekja e nënës së bashku me birin e saj në lagjen “Asllan Çeshme” në Pejë, si pasojë e vërshimeve që ndodhën në qytet ditën e shtunë.

Për këtë rast është prononcuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, i cili tha se prokurorja e Krimeve të Rënda ka dalë mbrëmë në vendin e ngjarjes si dhe në spital.

“Prokurorja e Krimeve të Rënda mbrëmë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe gjithashtu edhe në spital. Për fat të keq, një fëmijë dhe një grua kanë humbur jetën nga përmbytjet”, thja Nikçi për Express.

Nëna rreth 30-vjeçare së bashku me fëmijën e saj të vetëm 5-vjeçar, në momentet kritike ishin duke qëndruar në shtëpi.