Nis takimi i Kurtit dhe Osmanit me sekretarin Blinken

Ka nisur në Uashington takimi i presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Osmani, para takimit, kishte deklaruar se do të fokusohen në thellimin e partneritetit strategjik me SHBA-në, duke adresuar sfidat me të cilat po ballafaqohet rajoni, reformat që po i ndërmarrin institucionet si dhe fuqizimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës.

Pas takimit në Departamentin e Shtetit pritet të ketë deklarime për media, raporton RTK.