Nisen për të bërë dializë, aksidentohen katër pacientë në Elbasan

Katër pacientë që ishin nisur për të bërë dializën në qytetin e Elbasanit janë aksidentuar me makinë por për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se personat e aksidentuar janë identifikuar si Idriz B, Kimete M., Xhevahir B. dhe Hajrie A.

Pacientet janë nga zonat përreth, nga Librazhdi, Rrajca dhe Dragostunja dhe marrin shërbimin për dializë në mënyrë të rregullt në Elbasan. Ata janë dërguar në spital për mjekim, ndërkohë që mësohet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën,/shekulli