Nisma-AKR-PD i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, kërkojnë anulimin e votave të diasporës

Koalicioni Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për votat e diasporës.

Kjo pasi Gjykata Supreme pas ankesës nga Lëvizja Vetëvendosje, ka vendosur që katër mijë e 639 fletëvotime të diasporës të numërohen.

Klan Kosova përmes burimeve të sigurta mëson se koalicioni në fjalë tani i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.