NISMA cakton kandidatin për kryetar të Prishtinës

Nisma Socialdemokrate, ka caktuar Bekim Brestovcin, si kandidat për kryetar të Prishtinës, në zgjedhjet lokale që do të mbahen në fund të këtij viti.

Lajmi është bërë i ditur nga ish-kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Ilmi Tahiri.Ai ka uruar Brestovcin për kandidaturën e tij për kryetar të kryeqytetit.

Brestovci ka qenë zv.ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dhe ish-kandidat për deputet nga Nisma në dy palë zgjedhje.Ndërsa, deri më tani, përveç AAK-së, asnjë parti nuk e ka caktuar kandidatin për kreun e Prishtinës.Partia e Ramush Haradinajt do të garojë me Daut Haradinajn, teksa nga radhët e LDK-së, është përmendur emri i arkitektit Përparim Rama.