Kryeministri Rama jep lajmin e mirë për Covid-19

Që nga marsi i vitit të shkuar, kanë kaluar 24 orët e para pa asnjë të sëmurë me Covid-19 të paraqitur në dyert e Spitalit Infektiv. Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook.

Rama njofton se sapo kanë kaluar 24 orët e para pa asnjë rast të ri me COVID-19 të paraqitur në dyert e spitalit Infektiv që nga marsi i vitit 2020.