Nitaj: Turp për kryeministrin që nënshkruan marrëveshje ndërkombëtare në kundërshtim me kushtetutën

Kanë vazhduar polemikat mes deputetit të AAK-së, Muharrem Nitaj e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Deputeti i AAK-së, e ka akzuar Mustafën se pse sipas tij ai nuk po guxon ta përmend edhe presidentin e Kosovës si shkelës të Kushtetutës.

Nitaj ia ka përmendur Mustafës edhe Asociacionin.

Ky është postimi i Nitajt në Facebook:

Përgjigje për ishkryeministin Mustafa

E para, e vlerësoj që ishkryeministri Mustafa, është përfshirë vet në vazhdimin e debatit të nisur prej tij, për shkelësit e Kushtetutës dhe nuk i ka lënë hyzmeqarët, sado që të paktën njëri prej tyre, që nuk ia vlen t’i përmendet as emri, edhe pse i “abortuar” nga LDK-ja, nuk e lë pa hyrë në valle, edhe pa e ftuar hiç!

Për Ishkryeministrin i kam disa pyetje: Nëse qenga turp që një deputet ta votojë një ligj i cili mund të rezultoj i papajtueshëm me Kushtetutën, pse nuk qenka turp që një Kryeministër të nënshkruaj një marrëveshje ndërkombëtare e cila nuk qenka në pajtim në 23 nene të saj me frymën e Kushtetutës!?

Për mua as njëra as tjetra nuk janë të turpshme, sepse të gjithëdijshëm nuk jemi, por turp është kur këtë nuk e pranon, ose përpiqesh ta minimizosh!

E dyta, meqë i paskeshit gjetur të gjithë shkelësit e Kushtetutës; Qeverinë, Parlamentin, deputetët, pse nuk e paskeshit përmendur edhe Presidentin, si shkelës të mundshëm, meqë është filtri i fundit i një ligji para se të hyjë në fuqi!?

Dhe e fundit, a hiç nuk shihni ngjashmëri me shkeljet që keni bërë vet, dhe me “gverrin” që na e keni lënë me marrëveshjen e Asociacionit, sado që ato janë në proces për t’u korrigjuar pas Kushtetuesës, apo gabimet e të tjerëve janë sa bjeshka e tuajat janë hiç fare.
Prandaj e kam përmendur atë metaforën e pulës së kojshisë që vezën e bën më të madhe, pa as më të voglin kasavet se do të turpërohesha, por e pranoj se nuk kam llogaritur se ju krejt këtë debat, do ta shndërronit në luftë pulash e vezësh, ose pse nuk do ta kuptonit metaforën ose pse kështu do ta kishit më të lehtë!
MN

Ps. Çështjen e zgjedhjes suaj Kryetar Parlamenti, as që e kam zënë në gojë. Nuk e kuptova pse e keni përmendur!