Një 66-vjeçar vdes në aksidentin në rrugën Skenderaj-Mitrovicë

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Skenderaj-Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Fexhrie Pllana.

“Ne segmentin rrugor Skenderaj – Mitrovice, ne fshatin Lushte, sot rreth orës 13: 50 është raportuar për një aksident trafiku, ku si pasoj e lëndimeve një person D.O., 66 vjeçar ka humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar ne Spitalin Rajonal Mitrovice Jugu”, tha Pllana.