Një burrë gjendet pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan

Një burrë është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij, në fshatin Cërrnicë të Gjilanit.

Rasti ka ndodhur të dielen rreth orës 21:00.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, shkruan raporti 24 orësh i policisë.

Sipas familjarëve viktima ka pasur probleme shëndetësore në zemër.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni të varrimit.