Një burrë u fut në Vardar dhe nuk doli më

Një mashkull dje është futur në lumin Vardar, në pjesën që kalon në qendrën e Shkupit, njofton MPB.

Sipas policisë, personi në fjalë, i gjinisë mashkullore, është futur në lum afër Fondit Pensional Invalidor dje pasdite rreth orës 17 e 20.

“Rasti është lajmëruar në polici. Edhe përkundër kërkimeve të bëra, trupi i tij nuk është gjetur”, njoftoi MPB.

Policia supozon se personi në fjalë është fundosur dhe ka ndërruar jetë.