Zemaj: Maskohuni në makinë edhe kur jeni me familjarë!

Drejtuesit e veturave janë të liruar nga mbajtja e maskës, nëse ata janë të vetëm në automjete.

Por, kur në makinë gjendet vet i dyti, dhe atë më një anëtarë të ngushtë të familjes, bartja e maskave bëhet e obligueshme sipas kreut të shëndetësisë Armend Zemaj.

Në të kundërtën qytetarët do të gjobiten. Ani se, me udhëzuesin për bartjen e maskave të publikuar të premten mbrëma, MSH specifikon se pjesëtarët e familjes së ngushtë në ambient shtëpiak mund të qëndrojnë pa to.

Megjithatë sipas një ilustrimit të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, maskën si pajisje mbrojtëse nuk duhet mbajtur familjarët e ngushtë nëse janë së bashku në një makinë gjatë udhëtimit.

Të liruar nga kjo masë mbrojtëse për COVID 19 janë edhe të vegjlit deri në moshën 10 vjeçare.