Një grua 75-vjeçare gjendet e vdekur në Bresje të Fushë Kosovës

Një grua 75-vjeçare është gjetur pa shenja jete në fshatin Bresje të Fushë Kosovës këtë pasdite.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila theksoi se policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë.

Rreth orës 17:00,nga një ekip mjekësor, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në Bresje të Fushë Kosovës”.

“Viktimë në këtë rast është një grua e moshës 75 vjeçare. Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti.