Një i infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin ditor rreth situatës me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë realizuar 32 testime, ku prej tyre vetëm një person ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas MSH-së, gjatë periudhës së njëjtë kohore janë shëruar 7 persona, përderisa numri i rasteve aktive në vend është 41.